Kiev, rrëzohet busti i Leninit

09/12/2013 00:00

Pavarësisht të ftohtit të acartë, mijëra protestues e kaluan natën
jashtë në Kiev pas tubimit gjigant të së dielës, i cili kulmoi me
shkaterrimin e statujes se Leninit dhe dergimin e pjesëve të copëtuara
të saj në sheshin e Pavarësisë.

Rrezimi i bustit simbol te bashkimit te vjeter sovjetik, u shoqerua me thirrjet “liri” e me pas, turma nisi te kendonte himnin kombetar. Rruget e kryeqytetit ukrainas, jane mbushur sot serish me demonstrues qe vazhdojne te perserisin kerkesem per lidhje me te ngushta me Bashkimin Europian e largimin nga unioni doganor rus.

Protestuesit kane ngritur barrikada perpara nderteses kryesore te Qeverise ndersa perserisin pa reshtur thirrjet per doreheqjen e saj e per zgjedhje te reja presidenciale. Opozita e akuzon presidentin Viktor Janukovic per percarjen e vendit, shitjen e tij tek Rusia e per tradheti te interesave kombetare.

Të dielën udhëheqësit pro-europianë të protestës deklaruan “rezistencën e tyre totale” ndaj afrimit me Mosken. Vitali Klitçko foli për një “udhëkryq historik”, në të cilin ndodhet tani Ukraina. “Ne duam të bëhemi një vend europian, sepse ne jemi europianë me historinë tonë, mentalitetin tonë dhe gjeografinë tonë”, tha ai në një intervistë për Deutsche ëelle.

“Ukraina jeton prej 22 vjetësh me shpresën e shnderrimit ne një vend demokratik dhe modern. Kjo nuk ka ndodhur.” Opozita, kundershtare e  kursit pro-rus të Qeverisë, druhet se vendi mund t`i dorezohet fqinjit me te madh ne lindje. Shkak per friken e re janë bërë bisedimet e fundit mes qeverisë ruse dhe partnerëve të saj ukrainas, të cilat po zhvillohen që nga e premtja në Soçi në Detin e Zi, negocjata qe u organizuan papritur dhe pa paralajmërim.
 

Top Channel