Kerr flet për ndarjen nga Orlando Bloom

09/12/2013 00:00

Miranda Kerr dhe Orlando Bloom u ndanë në muajin tetor pas tre vitesh martesë dhe modelja australiane është shprehur se do të mundohet të mbajë një marrëdhënie miqësore me ish-bashkëshortin.

Në një intervistë për versionin australian të revistës Harper’s Bazaar, Kerr tha: “Ndarja është e vështirë për të gjithë. E rëndësishme është që të mbetemi miq dhe prindër të dashur për djalin tonë Flynn. Ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe kur ka respekt, ka mirëkuptim.”

“Ende jemi një pjesë e rëndësishme e jetës së njëri-tjetrit. Nuk ka arsye pse të mos jemi të bashkuar. E duam ende njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë të mbajmë një lidhje të fortë për shkak të djalit”, shtoi supermodelja.

Top Channel