Performanca e rradhës e Miley

07/12/2013 00:00

Ky vit ka qenë plot me polemika, kritika, reagime për Miley Cyrus për
shkak të ndryshimeve të saj drastike në skenë, por mesa duket ajo ka
zgjedhur që edhe fundin e vitit 2013 ta zgjedhë të tillë.

Mbrëmjen e kaluar në Los Angeles Cyrus zgjodhi një viktimë të re, në formën e Babagjyshit të Krishtlindjes për të realizuar performancën e rradhës.

Veshur më shumë se sa herët e tjera, 21-vjeçarja kishte zgjedhur ngjyrat e Krishtlindjes dhe ekipi i saj shoqërues po ashtu.

Sigurisht që lëvizjet e saj në skenë ishin mjaft provokuese. Miley mbetet Miley…

Top Channel