Heqja e TVSH-së për ilaçet

07/12/2013 00:00

Farmacistët thonë se heqja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar do të sjellë
uljen e çmimeve që qytetarët paguajnë për ilaçet dhe shërbimet
shëndetësore në treg.

“Heqja e TVSH-së së barnave ka një impakt direkt në çmimin përfundimtar, në çmimin që merr qytetari dhe duke qenë se ul çmimin, praktikisht i bën mirë qytetarëve”, thotë Armand Koni, farmacist.
 
Por sipas farmacive, kjo masë mund të krijojë edhe çrregullime në treg, nëse Qeveria nuk do të gjejë zgjidhje për ilacet stok.

“Në treg ka barna me TVSH dhe barna pa TVSH, pra do të jetë pak problem do të çrregullohet tregu. Por si përfundim heqja e TVSH-së do të ketë ndikim direkt tek qytetarët”, thotë Koni.

Në paketën e re fiskale, Qeveria ka vendosur të heqë tatimin prej 10 për qind, që u vendos një vit më parë nga ish-Qeveria e demokratëve. Sipas përllogaritjeve paraprake përmes kësaj mase Qeveria i lehtëson qytetarët me 10 milionë dollarë në vit. Por ajo që mbetet për t’u parë është nëse ky lehtësim do të shkojë tek konsumatorët fundor apo do të mbahet si fitim i padrejtë nga tregtarët.

Top Channel