CEZ Shpërndarje denoncon se persona të papërgjegjshëm po synojnë të
dëmtojnë punën e kompanisë, duke shkaktuar pasoja në furnizimin me
energji elektrike, si dhe dëme të mëdha financiare.
Përmes një njoftimi për shtyp kompania bën të ditur se ditet e fundit, ne linjen 35 kilovolt te tensionit te larte, ne afersi te fshatit Kutalli te Beratit, jane vjedhur 6300 metra linear percjelles bakri.
Po kështu një ditë më parë është vjedhur edhe nje faze, si dhe dy kampata rreth 300 metra lineare, me vlera te konsiderueshme. Kompania kërkon mbështetje nga organet e rendit për të vënë para përgjegjësisë këta individë. Paralelisht ajo bën të ditur se po vijon operacionet per prerjen e lidhjeve te paligjshme dhe nderhyrjet ndaj debitoreve ne te gjithe vendin duke siguruar se keto aksione do te vazhdojne deri ne vendosjen e plote te ligjit.
Top Channel