Filmi i pestë X-Men në vitin 2016

06/12/2013 00:00

Fansat e X-Men duhet të bëhen gati për filmin e pestë të sagës pasi regjisori Bryan Singer lajmëroi nëpërmjet Twitter-it se në vitin 2016 do të shfaqet filmi i ri i njerëzve mutantë.

Bryan është regjisori i tre filmave X-Men, i fundit është ai që do të shfaqet për herë të parë më 23 maj të vitit 2014, ‘X-Men: Days Of Future Past’. Në këtë film interpretojnë Hugh Jackman (Wolverine), Patrick Stewart (Professor Charles Xavier) dhe Jennifer Lawrence (Mystique).

Filmi i parë X-Men është shfaqur në vitin 2000 dhe i hapi rrugën një serie filmash që frymëzoheshin nga superheronjtë e novelave grafike si Njeriu Merimangë, Njeriu i Hekurt, Thor, Kapiten Amerika dhe Hakmarrësit.

Bryan Singer ka fituar famë me filmin e vitit 1995 ‘The Usual Suspects’ dhe gjithashtu ka qenë regjisori i filmit të vitit 2006 ‘Superman Returns’.

Top Channel