Dy “ëngjëj” në të njëjtin vend

06/12/2013 12:00

Dy modele të “Victoria’s Secret”, Elsa Hosk dhe Monika Jagaciak treguan formën e tyre më të mirë nga plazhet e St.Bartist, në Karaibe.

Vajzat morën pozicione joshëse dhe shfaqën linja të lakmueshme, në atë që për to ishte një ditë e zakonshme pune përpara kamerave dhe fotografëve profesionistë.

Jagaciak (vajza brune), 19-vjeçarja polake konsiderohet gjerësisht si një prej premtimeve më të mëdha të botës së modës dhe ajo nuk i zhgënjeu fansat e saj me bikinit shumëngjyrësh me të cilat pozoi.

Nga ana e saj, suedezja Hosk, në një intervistë për “Fashionista” zbuloi se si kishte lënë një karrierë premtuese si basketbolliste, për t’iu përkushtuar pasarelave.

Top Channel