William në panairin e motorëve

05/12/2013 00:00

Panairi i motorçikletave që është zhvilluar në Ekspozitën Kombëtare të
Birmingamit, në Britani, ka pasur një mysafir të veçantë.

Princi William “ka harruar” për një moment bashkëshorten e tij Kate dhe i është përkushtuar modelit “Ducati” 1199 Super i lehtë.

Modeli, i prodhuar vetëm në 500 ekzemplarë, falë përbërësve prej magnezi, fibrash karboni dhe titani gëzon raportin më të mirë fuqi-peshë në historinë e motorëve në seri.

Gjatë vizitës në panair, pasi ka hipur në bordin e motorit, William i ka kushtuar vëmendje edhe modeleve “Diavel” dhe “Monster 1200”, duke ëndërruar një xhiro në liri të plotë.

Më pas princi nuk ka humbur rastin për të diskutuar për produktet në fjalë me kampionin e British Superbike, Shane Byrne.

Top Channel