Karlie shkëlqen në Karaibe

05/12/2013 18:10

Një prej modeleve që po ngjit më shpejt shkallët drejt olimpit të famës, Karlie Kloss tregoi format e saj të shkëlqyera që nga ishulli i St. Barthsit, në Karaibe.

21-vjeçarja, një prej vajzave të “Victoria’s Secret”, gërshetoi punën me argëtimin, ndërsa u fotografua në plazhet e kristalta të ishullit, për llogari të një reviste mode.

E veshur në një mënyrë sportive dhe seksi njëkohësisht, Kloss renditet tashmë prej “Vogue” si një prej dhjetë modeleve më të suksesshme dhe të pëlqyera të momentit.

Top Channel