AKBN: Subjektet private të shlyejnë detyrimet

05/12/2013 00:00

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore u ka bërë thirje subjekteve
private të licencuara në industrinë minierare që të shlyejne detyrimet e
papagura ndaj shtetit.

Përmes një deklarate për shtyp u ka kujtuar subjekeve debitore, se afati dhjetë ditor për shlyerjen e detyrimeve sipas urdhërit të nxjerrë nga ministri Damian Gjinkuri në 26 nëntor po skadon dhe nëse borxhet nuk shlyhen atyre do u hiqen licencat dhe lejet.

Pak ditë më parë Ministria e Energjetikës deklaroi se janë rreth 600 kompani të vogla minerare që nuk kanë paguar detyrimet ligjore në shtet për një total borxhi që shkon në mbi 2 milionë dollarë.  

Top Channel