Drejori i Policisë Kufitare në Korçë është arrestuar, si dhe janë
shpallur në kërkim disa persona që dyshohet se ishin pjesë e një grupi
që kryente kontrabandë të mallrave industrialë dhe me akcizë.
Arrestimi ne flagrance eshte bere sot dhe aksioni eshte kryer nga SHKB në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Grupi ku bente pjese edhe drejtori i policise se kufirit, prej disa kohesh kalonin kontrabandë të mallrat industriale, jashtë pikës doganore, në kufirin jeshil, në afërsi të Fshatit Zaroshkë, Komuna Pustec, Korçë.
Ne oren 4:00 te mengjesit eshte kapur me mjet me targa bullgare ngarkuar me mallra industriale dhe konfeksione në sasi dhe vlerë të konsiderueshme. Nga hetimet rezulton se Ylber Zyberi ka favorizuar në vazhdimësi kontrabanden dhe dyshohet se shpeshherë ka bërë edhe shoqërimin e mjeteve të ngarkuara me mallra kontrabandë, me qëllim mos kapjen e tyre nga strukturat e policisë.
Top Channel