Fadromat e Inspektoriatit Ndërtimor dhe Urbanistik Kombëtar  kanë rinisur prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit në fshatin Radhimë.

Prishjet kanë nisur me një ndërtim tre-katësh i cili sapo kishte përfunduar punimet dhe do të shërbente gjatë sezonit të verës si hotel.

Inspektorët e INUK kanë qenë të shoqëruar nga forcat e policisë së rendit. Pronarët e objektit kanë kundërshtuar pasi sipas tyre ata nuk ishin njoftuar më parë për këtë aksion.

Aksioni i ndërtimorëve përgjatë bregdetit të Radhimës është finalizuar me prishjen e 10 objekteve që shërbënin si lokale dhe një hotel 3-katësh.

Po ashtu burime nga INUK bëjnë me dije se në ditët në vazhdim, prishjet do të vijojnë përgjatë bregdetit të Orikumit ku janë identifikuar dhjetra ndërtime pa leje.

Top Channel