Trafikimi i pandëshkuar

02/12/2013 00:00

Fëmijë qe trafikohen nga prindërit për lypje,  vajza të reja që
shfrytëzohen nga tutorë, e më pas kthehen në tutore, fëmijë  shqiptarë
që trafikohen për qëllime të ndryshme në vendet e Bashkimit Europian,
mbeten një nga sfidat më të mëdha jo vetem të shtetit, por edhe të
shoqërisë shqiptare.

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, ne nje takim me student te Shkencave Sociale, ka kerkuar ndihmen e shoqerise civile, duke pranuar se shpesh trafikantet nuk jane ndeshkuar si duhet.

“Trafiku i minorenëve është shumë shqetësues. Një çështje që është në hetim ndërshtetëror për fëmijë, të cilët rezultojnë të humbur në një vend fqinj, ka prekur edhe Shqipërinë dhe jemi në procedurat hetimore të përbashkëta lidhur me këtë çështje, që është në fakt mjaft shqetësuese. Kultura e pandëshkueshmërisë e ka prekur edhe çështjen e shfrytëzuesve ose organizatorëve të trafikut të palgijshëm”, tha Tahiri.

“Një trend i ri i trafikimit që ka të bëjë me rastet kur vajzat nga të shfrytëzuara kthehen nga rekrutuese. Eshtë një fenomen që njihet dhe ne jemi duke marrë masat e duhura për ta adresuar siç duhet këtë problem”, tha Elona Gjebra, zëvendësministre e Brendshme.

Ne kete takim, u kerkua qe perveç angazhimit te policise te behet nje pune me e madhe ne identifikimin e raste dhe ne parandalimin e tyre.

Top Channel