Gjirokastër, gjendet një kufomë pranë fshatit Glinë

02/12/2013 00:00

Gjendet kufoma e një burri, ende të paidentifikuar, pranë fshatit Glinë
në Gjirokastër. Sipas policisë lokale kufoma është gjetur nga një bari i
fshatit dhe dyshohet të jetë klandestin nga Somalia.

Nga hetimet e para trupi i pajetë mendohet t’i përkasë një personi rreth 30 vjeç dhe dyshohet që shkak për vdekjen, të jenë bërë temperaturat e ulëta.

Policia bën me dije se pranë trupit të pa jetë është gjetur dhe një telefon celular ndërkohë nga kontrolli nuk është gjetur asnjë dokument identifikimi.

Top Channel