Bulqizë, 60 minatorë futen në grevë urie

02/12/2013 00:00

Sërish protesta në minierën e Bulqizës. Rreth 60 minatorë të zonës D
kanë nisur të hënën një grevë urie, duke kërkuar rifillimin e punës në
këtë galeri. Mësohet se minatorët kanë tentuar të nisin punën mëngjesin e
sotëm, por janë ndaluar nga policia private.

Ata kanë hyrë me forcë në ambientet e gardërobës, në hyrje të minierës, duke kërcënuar se do të qëndrojnë atje deri kur të lejohen të rifillojnë punën. Minatorët thonë se nuk e dinë arsyen përse policia private nuk i lejoi të futeshin në galeri.

Prej kohësh institucionet shtetërore kanë deklaruar se zona D nuk plotëson kushtet teknike, ndërkohë që disa herë ka ndodhur aksidente me pasojë vdekjen e minatorëve.

Top Channel