Duke valëvitur flamurët kombëtarë, qindra përkrahes te partise neonaziste Agimi i Arte, të mbledhur para parlamentin kanë protestuar në mbremjen e së shtunës, duke kërkuar lirimin e liderit të tyre, Nikos Mihaloliakos dhe dy deputetëve të tjerë të kësaj force politike, të burgosur dy muaj më parë e që tashmë janë në pritje të gjykimit me akuza për organizim dhe pjesëmarrje ne një grup kriminal.
“Hajdutët duhet të shkojnë në burg, kjo është kërkesa e kohës. Kur hajdutët dhe tradhtarët e kuptuan se do të përballonin katarsin politik, për shkak se së shpejti Agimi i Artë do të jetë partia më e madhe politike në vend, që ndoshta edhe është në këtë moment që flasim, atëherë na përballuan me këtë mënyrë, duke na burgosur”, deklaroi Ilias Kasidiaris, deputet i Agimit të Artë.
Vrasja e një të riu antifashist në shtatorin e kaluar nga një neoanzist reduktoi përkohesisht numrin e përkrahësve të Agimit të Artë.
Por, nje vrasje tjetër e dyfishtë ndaj dy neonazisteve para pak ditesh nga nje grup ekstremist i majte ka rritur perseri perqindjet e kesaj partie qe vazhdon te jete forca e trete, ndersa flitet qe ka edhe sondazhe te papublikuara nga mediat greke, qe e çojne kete force akoma edhe ne vendin e pare te preferences se qytetareve.
Me heret eshte zhvilluar ne zonen e qendres se kryeqytetit nje marshim proteste i grupeve antifashiste, organizatave e partive te majta, studenteve e emigranteve qe kane kerkuar nga qeveria se nuk eshte e mjaftueshme vetem burgosja e neonazisteve ne luften per shkaterrimin e kesaj force politike.
Protestat jane zhvillura nen masa te rrepta te policies greke e cila eshte perpjekur te mos kete perplasje dhe incidente midis pjesmarreve, ne nje situate teper te tensionuar ne vend.
Top Channel