Pattinson del me vajzën e Sean Penn

30/11/2013 00:00

Robert Pattinson aktualisht po del me vajzën e aktorit Sean Penn, sipas mediave britanike. Aktori anglez i bërë i famshëm falë sagës ‘Twilight’ është parë me 22-vjeçaren Dylan Penn kohët e fundit.

Sipas ‘Daily Mirror’, Robert po mundohet të shërojë zemrën që pas ndarjes nga Kristen Stewart.

“Nuk janë ende të lidhur, por në horizont duket një romancë. Më në fund, Robert Pattinson ka arritur të harrojë dhembjen që i shkaktoi tradhëtia e Kristen”, tha një burim për tabloidin britanik.

Dylan Penn ka pasur shumë oferta për filma, por nuk i pëlqen fama dhe preferon të bëhet regjisore e jo aktore.

Robert Pattinson ka qenë i lidhur për 3 vite me Kristen Stewart. Ata u ndanë kur 27-vjeçari mori vesh se Kristen e kishte tradhëtuar me regjisorin e filmit “Borëbardha dhe Gjahtari’, Rupert Sanders.

Top Channel