Leona Lewis kritikon Miley Cyrus

30/11/2013 00:00

Leona Lewis ka kritikuar mënyrën sesi këngëtaret Miley Cyrus dhe Rihanna paraqiten para publikut duke i përcaktuar si një shembull të keq për vajzat e vogla.

Këngëtarja britanike i ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë videoklipet që shohin fëmijët e tyre në televizor.

“Lëvizjet dhe veshjet e këngëtareve të reja nuk janë shembull i mirë për fanset e vogla. Personalisht nuk dua që vajzat e shoqeve të mia të më shohin duke u përdredhur me shumë pak gjëra veshur”, deklaroi 28-vjeçarja për ‘Daily Mirror’.

“Është e tmerrshme të shohësh një vajzë 6-vjeçare që bën lëvizjet e Miley Cyrus e për këtë arsye duhet që prindërit tw fikin televizorin kur shfaqen videoklipe jo të përshtatshme”, shtoi Lewis.

Top Channel