Buna ‘eksporton’ mbeturinat

29/11/2013 00:00

Hedhja e mbeturinave në lumenjtë, Drin dhe Buna ka bërë që mbetjet
urbane të qyteteve shqiptare të eksportohen nga ujrat në brigjet e Malit
të Zi. Keshtu plazhi i Adës, në kufi me Shqipërinë është mbuluar nga
mbetjet me etiketa shqiptare.

Mbetje nga me te ndryshmet si shishe plastike me etikete shqiptare deri ne mbetje medikamentesh apo automjet kane mbuluar nje zone prej dhjetra hektaresh ne piken turistike ne kufi me Shqiperine. Mbeturinat rrjedha e lumit Buna i ka shpërndarë ato ne nje siperfaqe te gjere duke te krijuar pershtypjen e nje vendgrumbullimi.

Fakti qe ne lumin Buna derdhet liqeni i Shkodres dhe lumi Drin ku ky i fundit pershkon tre shtete Maqedoni, Kosove dhe Shqiperi ka bere qe Buna te jete e ngopur me mbeturina nga me te ndryshmet.Nderkohe ndotja konstatohet vetem ne pjesen malazeze per shkak se rryma e lumit Buna shkon ne ate drejtim.

Top Channel