Tiranë, fëmijët mes të ftohtit

27/11/2013 00:00

Ndonëse temperaturat janë ulur ndjeshem, ku sot në Tiranë ato shënojnë 7
grade celcius, fëmijët e kopshteve në kryeqytet janë të detyruar t’i
përballojne ato pa ngrohje.

Një furnelë elektrike eshte ngrohesja  e vetme, qe u sherben femijeve per te zbutur sadopak te ftohin ne ambientet e kopshtit numer 36 ne Tirane dhe kjo eshte mundesuar me kontributin e prinderve, nderkohe qe dhomat e fjetjes nuk kane ngrohje.

Ne fakt, ne nje pjese te mire te kopshteve ne kryeqytet eshte bere rikonstruksioni tyre dhe eshte instaluar ngrohja qendrore, por Bashkia ende nuk i ka furnizuar ato me lende djegese, ndonese kjo duhej te kishte ndodhur qe ne daten 15 nentor.

Ne kopshte te tjera ku nuk eshte instaluar kaldaja, femijet ngrohen me energji elektrike me rezistenca te blera nga vete prinderit. Por pasi pasqyruam kete situate ne kopshte na informuan se gjate dites se sotme do te mundesohej edhe furnizimi me karburant i kaldajave per kopshtet, te cilat kane instaluara sistemin e ngrohjes qendrore.

Top Channel