Përplaset avioni në aeroportin e Karolinës së Veriut, 6 persona humbin jetën, autoritetet: Shpërtheu në flakë
Kryeministri letonez, Valdis Dombrovskis dha dorëheqjen pas tragjedisë së shembjes së çatisë së një supermarketi në kryeqytetin Riga, ku humbën jetën 54 persona dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagosur.
Njoftimin e dorëheqjes Dombrovskis e bëri gjatë një takimi me presidentin e vendit, Andris Berzins.
“Vendi ka nevojë për një qeveri që të jetë në gjendje t’i japë zgjidhje situatës së krijuar”, tha ai për agjencinë e lajmeve letoneze, Delfi.
Shembja e çatisë së supermarketit ndodhi më datë 21 nëntor. Nga hetimet e para u raportua se shkak i shembjes të ishte shkelja e sigurisë dhe standardeve të ndërtesës, në tarracën e së cilës ishte ndërtuar një serë me lule.
Menjëherë pas tragjedisë, nga vendngjarja Valdis Dombrovskis tha se “hetimet kanë nisur për shkelje të standardeve të ndërtesës”. Po kështu edhe Ministri i Brendshëm Rihards Kozlovskis i tha televizionit letonez se “duket qartë se ka patur një problem në përmbushjen e rregullave të ndërtesës”, ndërsa presidenti e cilësoi ngjarjen “një vrasje”.
Top Channel