Embraer’s Eve bën fluturimin e parë të “makinës fluturuese”, merr mbi 3,000 porosi
Një ditë para votimit të Senatit për shkarkimin e Berlusconi-t nga posti i senatorit në bazë të vendimit të dhënë nga gjykatat italiane që e dënuan me largim nga detyrat publike për evazion fiskal, Silvio Berlusconi u kërkoi mbështetësve të dalin në rrugët dhe sheshet e Romës.
“Nesër dalin në shesh të gjithë qytetarët e përgjegjshëm, të vetëdijshëm dhe të shqetësuar për atë që po ndodh. Ata do dalin ne shesh jo për të më mbrojtur mua, por për të mbrojtur të ardhmen e vendit dhe lirinë tonë. Ky do të jetë një manifestim i ligjshëm dhe tërësisht paqësor, dhe ky është vetëm fillimi”, deklaroi Berlusconi duke i bërë thirrje më pas të gjithë italianëve që t’i bashkohen “Forza Italia” së rilindur nga PDL pak ditë më parë.
“Anëtarësohuni në partinë tonë, ku dyert janë të hapura për të gjithë”, tha ai.
Ish-kryeministri kërkoi që votuesit e djathtë të mos përçahen, ashtu siç u përça partia e tij.
“Duhet të sqarojmë votuesit se vetëm duke votuar forcën kryesore të së djathtës, qendra e djathtë mund të vijë në pushtet”, tha “Kavaljeri” duke shtuar më pas edhe batutën për largimet në partinë e tij. “Të paktën tani janë që të gjithë simpatikë”.
Berlusconi këmbëngul në pafajësinë e tij, pavarësisht vendimit të gjykatës që e dënoi atë për evazion fiskal në deklarimet e blerjeve të filmave hollivudianë nga “Mediaset”.
Top Channel