Embraer’s Eve bën fluturimin e parë të “makinës fluturuese”, merr mbi 3,000 porosi Përshkallëzohen tensionet në Tajlandë. Mijëra protestues prej së dielës rrethojnë selitë e ministrive dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministres Yingluck Shinawatra.
Protestat nisën pas një projekt-amnistie të hartuar nga qeveria e saj që mes të tjerave i siguronte vëllait të saj, ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra rikthimin pa rrezikuar që të arrestohej.
Vëllai i saj ish-kryeministër u rrëzua nga pushteti nga një gyusht shteti në vitin 2006. Në 2008-ën një gjykatë në Bangkok e dënoi atë me akuzën e korrupsionit.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministres, e cila sipas tyre është një kukulla në duart e vëllait të saj. Protestat udhëhiqen nga Suthep Thaugsuban i Partisë Demokratike, ish-zv.kryeministër i vendit.
Vetë kryeministrja Shinawatra ka kërkuar fuqi speciale për të përballuar protestat, ndërkohë që gjendja e jashtëzakonshme është vendosur në disa zona të vendit, përfshirë këtu kryeqytetin. Autoritetet nxorrën një urdhër-arresti për udhëheqësin e protestave, i cili tashmë është në kërkim.
Deri më tani protestat kanë qenë paqësore dhe protestuesit, pavarësisht urdhër-arrestit ndaj Thaugsuban thonë se do të vazhdojnë të dalin në rrugët dhe sheshet e vendit me objektivin e vetëm dorëheqjen e kryeministres Shinawatra.
Kryeministrja Shinawatra erdhi në pushtet në vitin 2011 pas fitores së partisë “Phai Thai” e themeluar nga vëllezërit e saj, ndërkohë që ish-kryeministri Thaksin Shinawatra që prej 2006-ës në ekzil. Aktualisht ai ndodhet në Dubai.
Top Channel