Embraer’s Eve bën fluturimin e parë të “makinës fluturuese”, merr mbi 3,000 porosi
Qeveria e Malajzisë ka thirrur për sqarime të dërguarin e Singaporit, në
lidhje me lajmet se ky vend ndihmoi Shtetet e Bashkuara për të përgjuar
shtetet e Azisë.
Singapori dhe Korea e Jugut ndihmuan Amerikën dhe Australinë të interceptonin komunikimet në mbarë Azinë, raportojnë mediat, që citojnë dokumentet e publikuara ilegalisht.
Indonezia dhe Malajzia kanë qenë prej vitesh objekte të përgjimeve, shkruante së fundmi e përditshmja australiane “Sydney Morning Herald”.
Raportimet për përgjimet dolën në dritë nga dokumentet e publikuara nga ish-kontraktori amerikan Edward Snowden.
“Nuk ka nevojë të theksohet se përgjimi i një vendi mik është i papranueshëm. Malajzia është shumë e shqetësuar për këto raportime”, deklaroi ministri i Jashtëm malajzian, Anifah Aman.
I dërguari i Singaporit, Ong Keng Yong konfirmoi për mediat se ai ishte thirrur në Ministrinë e Jashtme të Malajzisë ditën e martë.
Gazeta australiane “Sydney Morning Herald” raportoi të hënën se Singapori dhe Korea e Jugut po ndihmonin Shtetet e Bashkuara të vendosnin kabllo me fibra optike të shpejtësisë së lartë nën det.
Organi mediatik i referohej një harte të vënë në dispozicion nga Snowden, ku identifikohej rrjeti i telekomunikacioneve nënujore. Singapori u listua mes atyre vendeve prej nga Amerika mund të kishte akses në informacionet e grumbulluara përmes këtij rrjeti.
Top Channel