Embraer’s Eve bën fluturimin e parë të “makinës fluturuese”, merr mbi 3,000 porosi Aktivistët pakistanezë kanë bllokuar rrugën kryesore të furnizimit të trupave të NATO-s në Afganistan, për të protestuar ndaj sulmeve amerikanë me avionë të telekomanduar.
Politikani opozitar Imran Khan bëri thirrje për këtë aksion dhe deklaroi se ai do të vazhdojë derisa amerikanët t’u japin fund sulmeve me dronë në veri-perëndim të Pakistanit.
Ai i konsideron sulme të tilla si shkaku i vdekjeve të civilëve dhe i dëmtimeve të përpjekjeve për një paqe me talebanët.
Protesta vjen pothuajse një muaj pasi shefi i talebanëve pakistanezë u vra në një sulm me avion të telekomanduar në një kompleks në Uaziristanin Verior.
Ai kishte dhënë sinjale se ishte i gatshëm të bisedonte, por vdekja erdhi vetëm një ditë para se ekipet e negociatorëve të takoheshin.
Pasardhësi i tij, Mullah Fazlullah, një militant me reputacionin e një njeriu barbar, duket se ka refuzuar çdo iniciativë paqeje.
Kjo bllokadë është bërë në rrugën në provincën veri-perëndimore të Pakistanit, Kiber Paktunkua, që përdoret për transportimin e mallrave për në Afganistan.
Korrespondenti i BBC në Peshauar thotë se protestuesit kanë marrë ligjin në duart e tyre duke vendosur se kush mund të kalojë për në vendin fqinj e kush jo.
Ata kanë sulmuar kamionët dhe shoferët e tyre dhe kanë kthyer mbrapsht automjete që transportonin furnizimet për trupat e NATO-s.
Top Channel