Dy bombardues amerikanë fluturuan mbi zonën e ndalim-fluturimit të imponuar nga Kina përreth ishujve të diskutuar të Senkakut, në Detin e Kinës Jugore.
Aeroplanet “B-52” sfiduan ndalim-fluturimin e Kinës pasditen e së martës.
Uashingtoni e njeh këtë grup ishujsh si terror japonez.
Dy superfuqitë aziatike, Kina dhe Japonia janë përfshirë prej më shumë se një viti tashmë në një betejë të ashpër diplomatike për sovranitetin e ishujve të njohur në kinezisht si Diaoyu.
Disa përballje ushtarake janë shmangur në minutën e fundit, pasi luftanije kineze dhe japoneze janë vendosur përkrah tyre gjatë këtij konflikti.
Kina informoi për vendosjen e një sistemi të mbrojtjes së hapësirës ajrore mbi këtë territor ditën e shtunë.
Pekini urdheroi te gjithe avionet qe do te kalonin mbi zone te ndiqnin nje kurs tjeter te percaktuar ose ndryshe do te perballeshin me masat mbrojtese qe Kina mund te konsideronte si te domosdoshme.
Një kolonel i flotës ajrore amerikane deklaroi për “CNN” se fluturimi “ndoqi procedurat normale të një fluturimi ushtarak”.
Ishujt rreth të cilëve besohet të ketë rezerva të mëdha nafte dhe gazi natyror nën shtratin e detit pretendohen edhe prej Tajvanit.
Më parë gjatë Nëntorit, Tokio ngriti në fluturim në tre raste avionë ushtarakë, pasi gjuajtës kinezë fluturuan pranë hapësirës ajrore japoneze.
Statusi i paqartë i ishujve Senkaku përfundoi në vitin 2012, kur Japonia bleu pronësisë e tyre nga pronari i ligjshëm.
Lëvizja irritoi Pekinin zyrtar, duke e konsideruar këtë praktikë të zotërimit të territorit si të papranueshme në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar.
Ishujt ndodhen në një distancë pothuajse të barazlarguar nga dy superfuqitë aziatike, që pretendojnë sovranitetin secili mbi argumentime të paqarta gjeografike dhe historike.
Top Channel