Si një prej modeleve më të famshme të historisë, Heidi Klum është shumë e familjarizuar me sesionet e fotografimeve.

Megjithatë, 40-vjeçarja ndryshoi rolet ditën e hënë, duke mos qënë ajo përpara kameras.

Klum drejtoi nga Malibuja (SHBA), në rolin e regjizores, sesionin fotografik të disa modeleve, konkurrente në “Germany Next Top Model”.

Pa dyshim, pjesëmarrëset e këtij konkurrsi duhet të ndihen me fat pasi janë duke mësuar prej më të mirës.

 

Top Channel