Kina “kërkon” Europën Juglindore

26/11/2013 00:00

Krerët e Qeverive të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe Kryeministrit
të Republikës Popullore të Kinës zhvilluan një takim në  Bukuresht, ku
merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë takim, u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore dhe Kines, duke u përqendruar kryesisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë.

Sic njofton Departamenti i Komunikimit në Qeverinë shqiptare, përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse theksuan se ky bashkëpunim merr shkas nga partneriteti strategjik mes Bashkimit Evropian dhe Kinës.
 
Kryeministrat u shprehën të gatshëm për ta forcuar edhe më tej këtë bashkëpunim, duke zhvilluar mbledhje të përvitshme të krerëve të Qeverive dhe duke promovuar investime në ekonomi dhe tregti.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë që viti 2014 ka për rajonin, si i pari vit që e gjen Ballkanin në paqe të plotë.

Kryeministri Rama tha se ky moment i ri duhet shfrytëzuar për të bashkëpunuar sa më ngushtë me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore për të nxitur investime rajonale, sidomos në fushën e transportit dhe energjisë.
 
Në këtë takim Kryeministri Rama shoqërohej nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, Ministri i Bashkëpunimit Ekonomik Arben Ahmetaj, si edhe deputeti Taulant Balla.

Top Channel