FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace Shumëkush ka nostalgji për filmat shqiptarë të para viteve ’90. Për subjektet, kolonat zanore, lojën e aktorëve…
Por, pakkush e di se cilët kanë qenë njerëzit që kanë qëndruar në prapaskenë, që kanë krijuar aparaturat aq shumë të domosdoshme për realizimin e një filmi.
Ishte viti 1964 kur inxhinieri i ri mekanik Genc Ruzhdiu Derralla, asokohe 25 vjeç, krijoi kranin e parë në Kinostudion e filmit. Pasioni dhe dashuria për fushën në të cilën studionte, i merrte dhjetëra orë mbi skicime dhe projekte të pafundme. Por, ai nuk u mjaftua me kranin. Katër vite më vonë, kur ishte në prag të diplomimit, Derrallës i shkon edhe merita e projektorit të parë 35 mm të filmit. Aparati u quajt “Drita” dhe u prit shumë mirë në kinematografinë e asaj kohe.
Sukseset e njëpasnjëshme të tij i dhanë një tjetër detyrë të rëndësishme inxhinierit Derralla, i cili në vitin 1970 projektoi ofiçinën për prodhimin e pjesëve të ndërtimit të aparaturave të filmit.
Kështu jeta e tij profesionale vijoi për 32 vite, e mbushur plot projekte të reja dhe kontribute të vyera në aparaturat e kinematografisë shqiptare.
Top Channel