Votat e Buffon për Topin e Artë

25/11/2013 00:00

Ditë pas dite po dalin preferencat e disa prej votuesve që vendosin lojtarin që do të fitojë Topin e Artë FIFA. I fundit që ka zbuluar votat e tij ka qenë kapiteni i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon.

Portieri i Juventusit ka thënë se ka përzgjedhur shokun e tij të skuadrës tek kampionët e Italisë dhe tek kombëtarja “axurre”, mesfushorin Andrea Pirlo.

Në vend të dytë, Buffon ka votuar Cristiano Ronaldon e në vend të tretë Leo Messin.

Edhe trajneri i Juventusit, Antonio Conte, mendon se Pirlo meriton ta fitojë çmimin më të rëndësishëm individual në futboll, edhe pse nuk ka të drejtë vote.

“Është vështirë të zgjedhësh mes Cristianos dhe Messit, por unë do të zgjidhja Pirlon. E kam lojtarin tim dhe shpersoj që të ma ruajë Zoti.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB