Embraer’s Eve bën fluturimin e parë të “makinës fluturuese”, merr mbi 3,000 porosi
Për herë të parë që nga nisja e konfliktit të armatosur që ka shkaktuar mbi 100 mijë të vdekur dhe miliona të shpërngulur, forcat qeveritare të regjimit të Bashar al Assad dhe ato të opozitës do të ulen në të njëjtën tryezë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit.
Për herë të parë që nga nisja e konfliktit të armatosur që ka shkaktuar mbi 100 mijë të vdekur dhe miliona të shpërngulur, forcat qeveritare të regjimit të Bashar al Assad dhe ato të opozitës do të ulen në të njëjtën tryezë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit.
Lajmi njoftohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe i dërguari i posaçëm i saj për Sirinë, Lakhdar Brahimi.
Takimi do të mbahet më 22 janar në Gjenevë. “Do të jetë e pafalshme për ne dhe për palët në konflikt nëse nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i dhënë fund dhunës, gjakderdhjes dhe shkatërrimit të vendit”, tha Brahimi.
Kombet e Bashkuara, Uashingtoni dhe Moska prej muajsh po përpiqen që të ulin në tryezën e bisdedimeve palët në konflikt, por përcarjet mes grupeve të armatosura opozitare të Bashar al Assad kanë shkaktuar pështjellim në përcaktimin se kush e udhëheq luftën kundër regjimit.
Në një deklaratë, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun tha se OKB vlerëson punën e diplomatëve amerikanë dhe rusë dhe se shpreson që në bisedimet e Gjenevës të arrihet paqja.
“Do të shkojmë në Gjenevë shpresë-plotë për dhënien fund të konfliktit”, deklaroi vetë Sekretari Ban Ki Mun në një intervistë për gazetarët, pak orë pas daljes së zëdhënësit të tij.
Ai tha se një proces gjithëpërfshirës për rindërtimin e vendit, ishte e vetmja rrugë për t’i dhënë fund konfliktit.
Konflikti sirian nisi në vitin 2011, kur vendi u përfshi nga dallga e protestave që mediat e quajtën si “pranvera arabe”. Protestave në rrugë e sheshe, presidenti Basha al Assad iu përgjigj me plumba e tanke.
Reagimi i dhunshëm i tij shkaktoi përcarjen e një pjese të ushtrisë që dezertoi dhe u bashkua me rebelët. Sot këta ushtarakë të mbështetur pjesërisht nga vendet perëndimore dhe pjesërisht nga grupet terroriste të lidhura me Al Kaedën udhëheqin luftën kundër Assad, ndërkohë që vetë ky i fundit gëzon mbështetjen e grupit militant libanez Hezbollah, Iranit dhe Rusisë.
Sipas raporteve të OKB-së mbi 100 mijë persona kanë gjetur vdekjen që nga nisja e konfliktit të armatosur, që përshkallëzimin e pati në gusht të këtij viti, kur në rrethinat e Damaskut u verifikua përdorimi i armëve kimike të shkatërrimit në masë, të ndaluara nga konventat ndërkombëtare.
Top Channel