Interi nuk ka mundur dot të kapë Napolin në vendin e tretë të Serisë A pasi në ndeshjen e fundit të javës së 13 të kampionatit italian nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Bolonjës në transfertë.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 12 me anë të Kone, pas një kundërsulmi të shpejtë që zuri në befasi mbrojtjen zikaltër.
Barazimi për Interin erdhi në fillimin e pjesës së dytë me anë të mbrojtësit Jonathan.
Skuadra e Mazzarrit mund të kishte marrë tre pikët në sekondat e fundit të lojës kur në zhvillimet e një goditjeje këndi, braziliani Juan Jesus goditi traversën.
Me këtë barazim, Interi renditet në vendin e katërt të Serisë A me 26 pikë, 2 më pak se Napoli i vendit të tretë, 6 më pak se Roma e vendit të dytë (verdhekuqtë kanë një ndeshje më pak) dhe 8 më pak se Juventusi kryesues.
Top Channel