Revanshi i Rusisë në Lindjen e Mesme

25/11/2013 00:00

Me lëvizjet e saj të kohëve të fundit, Rusia e ka eklipsuar disi ndikimin e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.

Vladimir Putin pati një vjeshtë mjaft të kenaqshme; u nominua për Nobelin e Paqes, revista “Forbes”, në listën e saj te njerëzve më të fuqishëm të globit e renditi mbi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama dhe tani shpejt, planifikon edhe nje takim me Papën Françesk.

Shefi i Kremlinit është angazhuar shumë për të forcuar pozicionin e ri të Moskës si fuqi ndërmjetësuese.

Të hënën ai komunikoi ne telefonin me presidentin e Sirise, Bashar al-Assad e më pas edhe me atë iranian, Hassan Rouhani.

Dy ditë më vonë, Moskën e vizitoi kreu i ekzekutivit izraelit, Benjamin Netanjahu, ndërsa diskutohet edhe nje ndalese e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Për ekspertet, e gjithë kjo situatë çon drejt një përfundimi të vetëm logjik: “Ruset janë duke përjetuar rilindjen në Lindjen e Mesme “, thotë Jonathan Eyal, drejtor ndërkombëtar pranë Institutit të Shërbmieve Mbretërore në Britaninë e Madhe.

Ka një nivel frustrimi me amerikanët, veçanërisht në negociatat me Iranin, ku shumë arabë mendojnë se janë duke shkuar kundër interesave të tyre.

Putini ka shfrytezuar nje sere faktoresh per te ndihmuar kete hapje kaq te madhe e te shpejte diplomatike te vendit te vet.

Një nder me kryesoret ishte triumfi ne arritjen e marrveshjes së armëve kimike me Sirinë.

Presidenti rus arriti të bindte Assadin të dorëzonte armët kimike dhe e shpetoi nga kërcënimet e Uashingtoni, çka u konsiderua vertet mbreselenese dhe sapo Uashingtoni nderpreu ndihmen financiare per ushtrine egjiptjane, nxitoi te hynte ne skene e te shtrinte ndikimin e tij.

Megjithate, te njejtet eksperte e shohin pozicionin e Moskes prej fuqie ndermjetesuse si nje iluzion qe mund të mos zgjasë shumë.

Amerika nuk largohet nga Lindja e Mesme per disa arsye, nder te cilat ne krye renditet mbijetesa e Izraelit, rendesia e sigurimit të energjive për ekonominë globale dhe së treti, armët e shkatërrimit ne mase dhe ekstremistët islamikë qe mbeten ende një kërcënim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB