Refuzimi i BE-së, protesta në Ukrainë

25/11/2013 00:00

Protesta të reja u zhvilluan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë aktivistet pro BE-së.

Disa prej demonstruesve, sipas raporteve në media janë përpjekur të hyjnë në ndërtesën e qeverisë, por jane zbrapsur nga forcat e rendit.

Me qindra vetë u rikthyen në sheshin qendror pas tubimit gjigand të së dielës, më i madhi që prej “Revolucionit të Portokalltë” në 2004-tën.

Zemërimin e tyre e ushqeu vendimi i ekzekutivit për të mos firmosur marrëveshjen e tregtisë dhe atë të stabilizim asociimit me bllokun.

Këto javët e fundit, qeveria ukrainase ka qenë nën një trysni të jashtëzakonshme nga Moska për të mos e nënshkruar paktin dhe për t’iu afruar bashkimit doganor të ish-shteteve sovjetike, të udhehequr nga Rusia.

Krerët e opozitës, mes të cileve edhe kampioni i peshave te renda ne boks, Vitali Klitschko, e quajten “të turpshëm” vendimin dhe u zotuan te vazhdojne pafundesish tubimet ne rruget e Kievit.

Mes aktivisteve ka edhe mbeshtetes te lideres opozitare Yulia Tymoshenko, qe kerkuan perseri lirimin e saj, nje thirrje kjo e leshuar edhe nga politikane te BE-se.

Te dielen, ne kryeqytet u protestuan mbi 100.000 vete e me qindra prej tyre e kaluan naten ne tenda, pavaresisht urdhrave te autoriteteve per t’u larguar prej andej.

Tendat ishin nje prej veçorive te “Revolucionit te Portokallinjtë” pro-perendimit, i cili sfidoi influencen tradicionale ruse ne politiken ukrainase.

Ukraina, BE kritikon ashpër Rusinë

Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian kanë kritikuar ashpër Rusinë për presionin e ushtruar ndaj Ukrainës për të hequr dorë nga plani për nënshkrimin e një marrëveshjeje për tregtinë dhe bashkëpunimin me BE-në, e parashikuar për këtë javë.

Deklarata erdhi në një moment kur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, janë verifikuar përleshje mes demonstruesve pro-evropianë dhe policisë.

“I takon Ukrainës të vendosë e lirë për angazhimin që do të marrë me Bashkimin Evropian. Prandaj ne dënojmë fuqishëm qëndrimin dhe veprimet e Rusisë”, thuhet në një deklaratë.

Deklarata mban firmat e presidentit të Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy dhe atë të presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Ata insistojnë se forcimi i lidhjeve mes Unionit dhe Ukrainës nuk do të minojë lidhjet e këtij vendi me fqinjët e tij, përfshirë këtu Rusinë. “Partneriteti Lindor është konceptuar një një fitore të cilën të gjithë ne e mbështesim”, kanë thënë dy liderët.

Rusia ka kërcënuar me një seri masash ekonomike nëse Ukraina nënshkruan marrëveshjen me BE-në. Në të kaluarën Moska ka pezulluar furnizimet me gaz ndaj Ukrainës për shkak të përplasjeve mbi çmimin, ndërsa këtë vit ajo bllokoi importin e çokollatave ukrainase.

Rusia ka bojkotuar gjithashtu verën dhe ujin mineral nga Gjeorgjia dhe Moldavia, dy ish-republika të tjera sovietike që kërkojnë marrëveshje lehtësuese tregtare me BE-në.

Gjeorgjia dhe Moldavia pritet të nisin marrëveshjet me BE-në në samitin e Partneritetit Lindor që do të mbahet në Vilnius të Lituanisë, më 28 dhe 29 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB