Kundër dhunës ndaj grave

25/11/2013 00:00

Më shumë se 2800 gra dhe vajza kanë kërkuar këtë vit urdhër mbrojtje në
Gjykatë dhe 25 femra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës ekstreme të
partnerit. Shifra të ftohta që po dëshmojnë krizën e thellë, në të cilën
po kalon familja shqiptare.

Gra dhe aktiviste kane kerkuar ne Diten Nderkombetare Kunder Dhunes, marrjen e sanksioneve me te forta kunder dhunuesve dhe zbatimin e ligjit.

“Ligjet nuk zbatohen, nuk ka ndëshkim të personave që dhunojnë, megjithëse me masat që janë marrë me Kodin Penal në vitin 2012, sanksionohen personat të cilët janë dhunues më fuqishëm nga ligji. Numri real i rasteve të dhunës është shumë më i lartë se sa rastet që kanë denoncuar dhunën”, thotë Ines Leskaj, nga rrjeti i fuqizimit të gruas.

“Deri në 9-mujorin e parë te 2013 janë rreth 2600 raste të evidentuara nga Policia, per dhunë në marrëdhëniet familjare, ndërkohë që raste me viktima jane rreth 23”, thotë Etleva Sheshi, punonjëse e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Edhe pse ne nje dite me shi, aktivistet e shoqerise civile, ne bashkepunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kane kerkuar qe pjese e protestave te jene edhe burrat edhe djemte. Xhelozitë, kriza ekonomike, mosmarreveshjet, po çojne jo vetem ne rritjen e numrit te divorceve, por edhe ne kriza me te thella, ne dhune fizike dhe psikologjike ndaj femrave dhe shpesh edhe femijeve.

Top Channel