FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Eva Herzigova është një nga modelet më të famshme të industrisë së modës, por ndryshe nga VIP-at e tjerë ajo nuk është aspak aktive në rrjetet sociale.
40-vjeçarja çeke nuk e kupton modën e të ndarit gjithçka nga jeta personale nëpërmjet Facebook-ut apo Twitter-it. Duke folur për revistën ‘Edit’, Herzigova deklaroi: “Në shoqërinë aktuale, njerëzit shesin edhe shpirtin në Facebook. Unë jam kundër këtyre rrjeteve sociale sepse nuk dua ta shes veten.”

Top modelja tregoi edhe sekretin e karrierës së saj 24-vjeçare: “Gjithmonë jam stërvitur shumë dhe kam zgjedhur punët e duhura.”

Eva Herzigova, nënë e 3 fëmijëve, zbuloi se mendonte se nuk ishte e përshtatshme për të qenë nënë: “Nuk e shihja veten me fëmijë. Ka femra që mendojnë gjithmonë për martesën dhe familjen. Unë kurrë nuk i kam dashur këto gjëra, por tani bashkëshorti dhe fëmijët janë gjithçka për mua.”

Top Channel