Embraer’s Eve bën fluturimin e parë të “makinës fluturuese”, merr mbi 3,000 porosi Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius deklaroi se një pjesë e sanksioneve të vendosura Iranit mund të hiqen që muajin e ardhshëm, si pjesë e marrëveshjes me fuqite botërore.
Pakti u arrit vetëm tre muaj nga zgjedhja e Hasan Ruhanit në krye të Republikes Islamike, nje politikan i moderuar qe zevendesoi Mahmud Ahmadinexhadin e vijës së ashpër.
Ai mori edhe mbeshtetjen e udheheqesit suprem te vendit, Ajatollahut Ali Kamenei, të cilit i takon fjala e fundit për çështjet bërthamore.
“Irani eshte i angazhuar te heqe dore nga perspektiva e armeve nukleare. Kjo eshte e qarte per te gjithe. Megjithate, marreveshja e perkoheshme mund te zhbehet nese nuk i permbahet parimit: “Persa kohe ka ende gjera qe duhen zgjidhur, asgje nuk eshte vendosur perfundimisht”, deklaroi ministri Fabius.
Marreveshja 6-mujore me prodhuesit e katert me te madh te naftës në bote solli renien e çmimit te naftes ne tregjet aziatike gjate oreve te paradites, ndersa “Brent”-i u tkurr me mbi 2%.
Edhe pse Iranit nuk i lejohet te rrise shitjen e naftes per gjysem viti, pakti i Gjeneves eshte perceptuar nga tregjet si shenje e reduktimit te rrezikut ne Lindjen e Mesme.
Sipas marreveshjes, Teherani mund te perfitoje 7 miliarde dollare nga lehtesimi i sanksioneve, nderkohe qe diskutohet vulosja e nje ujdie te perhershme.
Top Channel