F1, Vettel: Më vjen keq që kampionati mbaroi

25/11/2013 00:00

“Jam i trishtuar që kampionati mbaroi. Garat e fundit për mua kanë qenë të jashtëzakonshme dhe makina ka qenë fantastike.”

Këto janë fjalët e Sebastian Vettel pas Cmimit të Madh të Brazilit që u mbyll me një tjetër fitore të tij.

Piloti i Red Bullit e analizoi kështu garën: “Nisja ishte e keqe. Më pas, në ndalesën në bokse isha shumë i shqetësuar për gomat. Në xhiron e fundit u shfaq shiu dhe mund të ishin ndërlikuar gjërat.”

Katër herë kampioni i Formulës 1 nuk harroi të bënte falenderimet e fundit për këtë sezon: “Jam krenar për sezonin e zhvilluar. Dua të falenderoj skuderinë dhe Renault. Dua të falenderoj edhe Mark Webber, i cili për shumë vite ka qenë shoku im i skuadrës. Edhe pse nuk kemi pasur marrëdhënien më të mirë të mundshme, e kemi respektuar njëri-tjetrin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB