Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Fernando Alonso e mbylli kampionatin me një vend të tretë dhe spanjolli i Ferrarit u shpreh i kënaqur me ngjitjen në podium.
“Ishte një garë e vështirë për të gjithë. Fatkeqësisht nuk ra shi pasi do të ishim më kompetitivë në pistë të lagur. Gjithsesi, arritëm podiumin dhe shpresojmë që sezonin e ardhshëm ta nisim krejtësisht ndryshe. Jemi shumë të motivuar”, deklaroi nënkampioni i Formulës 1.
Alonso nuk harroi të fliste edhe për Felipe Masën, pilotin të cilin duke nisur nga viti i ardhshëm nuk do të jetë më shoku i tij i skuadrës.
“Më vjen keq që Felipen e penalizuan me një kalim në bokse pasi mund të luftonte për podiumin. Kur e pashë në vend të katërt mendova që do të ishte bukur të ndahej nga Ferrari me një podium. Gjithsesi, ai ka qenë një shok i jashtëzakonshëm, kompetitiv në pistë dhe një njeri i shkëlqyer. Kemi kaluar shumë kohë bashkë dhe jemi bërë miq”, theksoi dy herë kampioni i Formulës 1.
Top Channel