Cristiano do të mungojë ndaj Gallatasarajit

25/11/2013 00:00

Cristiano Ronaldo do të mungojë për Realin në sfidën ndaj Gallatasarajit që do të luhet të mërkurën në Santiago Bernabeu.

Dëmtimi që sulmuesi pësoi në ndeshjen ndaj Almerias është i lehtë, por vetë lojtari dhe mjekët e klubit preferojnë që të mos rrezikojnë në Champions duke qenë se kualifikimi për në turin tjetër është i siguruar.

Pritet që portugezi të kthehet sërish në fushë ditën e shtunë, kur madrilenët të përballen me Valladolid.

Ndeshja e ditës së mërkurë do të jetë e pesta në Champions që Cristiano humbet si lojtar i Realit. Më parë ka humbur dy ndaj Milanit në sezonin 2009-2010, një ndaj Dinamos së Zagrebit dhe një ndaj Ajaksit (sezoni 2011-2012).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB