Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Sezonin e kaluar ishte idhulli i tifozëve të Milanit, por ky sezon ka nisur me probleme për Mario Balotelli-n që iu është rikthyer tekave të tij.
Sulmuesi për të dytën ditë me radhë është shfaqur me vonesë në stërvitje duke acaruar akoma më keq marrëdhëniet e tij me trajnerin, drejtuesit dhe vetë tifozët e Milanit, që s’e shohin më si “të paprekshëm”.
Lidhur me situatën e Marios flet edhe njëri prej protagonistëve të Milanit të madh të viteve ’90 dhe fillim-viteve 2000, kroati Zvonimir Boban.
“Mjaft folët për Balotelli-n. Ai s’ka bërë kurrë asgjë në jetën e tij, përvecse ka qëndruar në pankinë kudo që ka shkuar. Ai do të jetë gjithmonë më i vogël se Milani, dhe Milani do jetë gjithmonë më i madh se ai. Sjellja e tij tregon se nuk kupton disa gjëra, nuk kupton se cfarë do të thotë të veshësh atë fanelë. Ai duhet të mësojë nga Kaka’, fitues i Ligës së Kampioneve, i Topit të Artë që edhe në këtë moshë vrapon si i ri në fushë”, thotë Boban.
Asi kroat kthehet pas në kohë duke bërë një përshkrim të ashpër se në c’situatë hipotetike do të ndodhej Balotelli nëse do luante në atë kohë.
“Në Milanin tim Balotelli do t’i mbante cantën Van Bastenit, Weah-s dhe Shevchenko-s. Nëse do të vonohej dy ditë radhazi në stërvitje do të ishte marrë me shpulla nga Maldini, Desally, Seba Rossi, Costacurta apo Baresi”, deklaroi Boban.
Top Channel