Zgjidhje ligjore për gjakmarrjen

23/11/2013 00:00

Edhe pse në një numër jo shumë të lartë janë me dhjetra fëmijë dhe familje të ngujuara, që jetojnë me frikën e gjaksit.

Zyrtarisht në gjithë vendin numërohen rreth 109 fëmijë të ngujuar dhe rreth 300 familje, të cilat pasi janë izoluar nga frika se dikush mund t’i vrasë.

Zyrtare dhe pjestare te shoqerise civile kane kerkuar qe ligji te forcohet dhe ky fenomen te mos ekzistoje me.

“Shifrat nuk janë më shumë se 300 të ngujuar, nuk janë më shumë se 700 që vuajnë pasojat e gjakmarrjes, por na duhet një punë e madhe që ashtu siç e ka shuar Ballkani, ashtu duhet ta shuajmë edhe ne, t’i themi ndal vëllavrasjes”, thotë Agim Loçi, drejtues i Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”.

Keto familje, qe kane humbur te dashurit e tyre, duhet te falin gjaksin dhe ceshtja te gjeje drejtesi ligjerisht. Edhe pse e veshtire, te falesh , familja Lika e ka falur gjaksin dhe tani jetojne te qete edhe pse me dhimbje.

“Quhem Selman Lika, kam përjetuar një tragjedi në familjen time, më është vrarë një vëlla 32 vjeç. në familjen tonë me origjinë nga Burreli, vendosur në vitin 1937 ku jeton edhe sot, me të gjithë familjen është diskutuar me zë dhe me heshtje për t’i dhënë përgjigjen për ta marrë apo jo gjakun. Me ndihmën e pasdiskutueshme të babait tonë, familja vendosi ta falë gjakun”, tregon Lika.

Top Channel