Video/ Supersfida në Kupën e Mbretit, Mario Mitaj protagonist në golin kundër skuadrës së Ronaldos
Sebastian Vettel është i pamëshirshëm. Edhe pse i shpallur kampion bote, piloti gjerman i Formula 1 nuk kursehet aspak dhe në provat zyrtare të garës së fundit të këtij kampionati, siguron kohën më të shpejtë.
Në një rrebesh shiu që binte në pistën e Interlagosit, që detyroi organizatorët të ndërpresin disa herë provat zyrtare, Vettel siguroi kohën më të mirë, 1.25.381. Pas tij u rëndit Nico Rosberg me Mercedes me kohën 1.25.556, ndërsa i treti do të niset Fernando Alonso me Ferrari që regjistroi kohën 1.26.656.
Mark Webber me Red Bull niset i katërti dhe pas tij menjëherë Lewis Hamilton.
Gara për cmimin e madh të Brazilit zhvillohet të dielën në orën 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Top Channel.
Top Channel