I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që… Turqia i është përgjigjur me shpalljen “person non grata” të Ambasadorit Egjiptian në Ankara, vendimit të qeverisë së Kajros që i kërkoi ambasadorit turk që të lërë menjëherë vendin duke shkëputur marrëdhëniet politike mes dy vendeve.
Shpallja “non grata” detyron ambasadorin egjiptian në Turqi, Husein Avni Botsali që të largohet nga vendi brenda 24 orëve.
Më herët, Ministri i Jashtëm egjiptian fajësoi ndërhyrjet e vazhdueshme të Turqisë në çështjet e brendshme të Egjiptit. Përfaqësia diplomatike e Turqisë është ulur në nivelin e një zyre pune, njoftoi dikasteri diplomatik egjiptian në një komunikatë për shtyp. Ndërkohë, vetë Egjipti thërriti për kthim ambasadorin e tij në Ankara.
Turqia ka kritikuar rrëzimin nga pushteti të presidentit islamik Mohammed Morsi, veprim ky që ka bërë që vendi të bjerë në destabilitet që prej korrikut.
Mijëra anëtarë të Vllazërisë Myslimane janë burgosur përmes një ofensivë të autoriteteve, të cilat e kanë cilësuar si një operacion kundër terrorizmit.
Qindra persona janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë. Turqia ka qenë një kritike e fortë e rrëzimit të zotit Morsi dhe veprimeve të ushtrisë, duke i cilësuar ato si “një grusht i papranueshëm shteti”.
Vendimi i Kajros zyrtar për të dëbuar ambasadorin Huseyin Avni Botsali vjen një ditë pasi kryeministri turk Recep Tayip Erdogan bëri thirrje për lirimin e Morsit.
Duke folur të shtunën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme egjiptiane, Badr Abdelatty tha se Turqia është përpjekur të influencojë opinionin publik kundër interesave të Egjiptit, duke mbështetur organizatat që përpiqen të krijojnë destabilitet në vend.
Marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Turqisë janë përkeqësuar që prej muajit korrik. Dy vendet tërhoqën ambasadorët përkatës pas bastisjes së dhunshme të kampit të mbështetësve të Morsit në gusht.
Top Channel