Pragmarrëveshje me Iranin

23/11/2013 00:00

Për sekretarin e Jashtëm britanik William Hague, ndasitë mes Iranit dhe 6
fuqive të medha të mbledhura në Gjenevë për të diskutuar programin e
tij bërthamor, edhe pse më të tkurrura se më parë, ende nuk jane zhdukur
krejtësisht.

Shefi i diplomacise britanike kerkoi nje marreveshje te plote kur mberriti ne sallen e negociatave perkrah homologeve te Shteteve te Bashkuara, Rusise, Frances, Kines dhe Gjermanise. Ministrat shpresojne ta bindin republiken islamike te ndaloje pasurimin e uraniumit ne kembim te zbutjes se sanksioneve nderkombetare.
 
 “Zonat e veshtiresise jane po ato te dy javeve me pare. Edhe pse jane sheshur disi, mosmarreveshje ka akoma. Por ka edhe shume pika pajtimi. Kohet e fundit eshte bere perparim dhe situata e negociatave sot, eshte shume me e ndryshme nga sa ishte disa muaj me pare”, tha William Hague, ministër i Jashtëm i Britanisë.
 
Ardhja e ministrave të jashtëm në vendin ku po zhvillohen bisedimet i ka riperteritur disi shpresat për një marrëveshje në konfliktin disavjeçar rreth ambicieve bërthamor të Teheranit.

Një diplomat i lartë i BE-së tha se kreret e diplomacise do te udhetonin drejt Zvicres vetëm nëse do të kishte një tekst marrëveshjeje të gatshëm për nënshkrim. Megjithatë edhe dy javë më parë ministrat e Jashtëm nxituan per ne Gjeneve, por kthesa e shumëpritur nuk u arrit dhe u detyruan te largohen prej andej pa asnje pa rezultat. Nderkohe, ministri i Jashtëm iranin Mohamed Xhavad Zarif citohet te kete thene se kthesa “është më pranë”. Edhe kryenegociatori iranian Abbas Aragshi foli për përparime, por u tregua i rezervuar. “I jemi afruar marrëveshjes por megjithë përparimet e arritura ka ende shumë çështje të hapura”, deklaroi Aragshi. Ai nuk i konfirmoi por as nuk i përgënjeshtroi informacionet në shtypin iranian, sipas të cilave grupi 5+1 ka pranuar të drejtën e kërkuar nga Irani për të pasurimin e uraniumit në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB