I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që…
Një shtetas britanik i burgosur në Rusi pasi u arrestua në anijen e Greenpeace deklaroi se burgosja e tij ishte një “pagëzim zjarri”.
Gazetari Kieron Bryan dhe katër shtetas britanikë të tjerë, që u arrestuan nga autoritetet ruse, u liruan të premten pas dy muajsh burgim.
Zoti Bryan tha se ai dhe kolegët e tij kishin qeshur kur autoritetet ruse kishin ngritur ndaj tyre akuzat e piraterisë. 29-vjeçari nga Londra tha se 24 orët pas lirimit të tij kanë qenë “të pabesueshme dhe më të mirat” e jetës së tij.
“Të të mbajnë mbyllur në një qeli për 24 orë në ditë është diçka që nuk dua ta përjetoj kurrë më”, deklaroi Bryan.
Ndërkohë, aktivisti tjetër John Sauven mbrojti vendimin për të dërguar ekipin e Greenpeace për të protestuar kundër kërkimeve të naftës në Arktik.
Ekuipazhi i anijes “Arctic Sunrise” u arrestuan në shtator nën akuzat e huliganizmit, pas një proteste në zonën ku qeveria ruse po bën shpime për naftë në det. Fillimisht ata u akuzuan për pirateri.
Ndërsa tani, 29 nga 30 të ndaluarit u është dhënë liria kundrejt garancisë financiare dhe shumica prej tyre janë liruar. Mes të liruarve janë kapiteni amerikan i anijes, Peter Willcox, kanadezi Paul Ruzycki, holandezët Faiza Oulahsen dhe Mannes, etj.
Vetëm një i burgosur, operatori australian i radios Colin Russell, do të mbetet në paraburgim deri në procesin e tij gjyqësor më 24 shkurt të vitit të ardhshëm.
Top Channel