FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace
Shumë gra dhe vajza do të kishin dëshirë që të rrëmonin dhe të provonin rrobat që ndodhen në garderobën e Victoria Beckham.
Por jo çdokush mund t’i veshë ato, pasi janë masë tejet e vogël.
Kështu një britanike, e quajtur Annabel Cole ka qenë ndër ato gra që ka blerë rroba të Victoria-s, qe ishin nxjerrë në ankand. Qëllimi i këtij ankandi ishte që paratë e fituara të shkonin për bamirësi për familjet e prekura nga tajfuni në Filipinë.
“Isha shumë e lumtur që do të blija rrobat e Victoria-s, duke qenë e sigurt se jam tepër elegante dhe me forma të mira të trupore. U përpoqa që të gjeja dicka të përshtatshme edhe për vajzën time Elsa, e cila është 14-vjeç”, thotë Annabel.
Por në fakt, Annabel zgjodhi c’të mundte duke marrë pikërisht një sërë veshjesh që i kishin rënë në sy prej kohësh duke nisur nga kostumet ikonë të Versace, cizmet cowboy, këpucët e kuqe Dolce & Gabbana, xhinse fantastike, bluza etj.
Por kur i provoi rrobat Annabel kuptoi se as nuk mund të futej plotesisht ne to dhe se të gjitha i rrinin perfekt vajzës së saj adoleshente, e cila është super elegante.
Top Channel