I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që…
Prokurori i përgjithshëm i Britanisë së Madhe, Dominic Grieve ka deklaruar se politikanët duhet të jenë vigjilent ndaj fenomenit të korrupsionit në disa komunitete emigrantësh.
Duke folur për “Daily Telegraph”, zoti Grieve tha se ai i referohej kryesisht komunitetit pakistanez në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se shumë komunitete vijnë nga shoqëri ku mbizotëron “kultura e favoreve” dhe thkesoi se problemi nuk është i kufizuar vetëm tek një minorancë e vetme.
Zyrtari vuri në dukje se do të ishte e pamatur të thuhej se fenomeni mbizotëron vetëm tek komuniteti pakistanez, duke kujtuar se korrupsioni u krijua në komunitetin e bardhë anglo-sakson.
“Disa emigrantë vijnë nga vende ku korrupsioni është endemik. Ku ata janë rritur me mendimin se mund t’i arrijnë gjërat vetëm përmes kulturës së favoreve. Një nga gjërat që u duhet bërë e qartë është se këtu kjo është e papranueshme”, deklaroi Grieve.
Zoti Grieve, njëkohësisht anëtar i partisë Konservatore dhe këshilltari kryesor ligjor i qeverisë britanike, u shpreh se: “Kjo është diçka për të cilën ne si politikanë duhet të zgjohemi”.
Ai vlerësoi se integrimi i minoriteteve etnike në Mbretërinë e Bashkuar ka sjellë përfitime për të gjithë. “Dua të shprehem qartë se ky problem nuk i atribuohet një komuniteti të vetëm. Këtë gjë e di mirë nga vitet që kam kaluar në promovimin e kohezionit të komuniteteve”, shtoi Grieve.
Top Channel