Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë Besa e parafundit ka ndalur Skënderbeun kryesues me një barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superligës të luajtur në qytetin e Kavajës.
Vendasit kaluan të parë në avantazh sekondat e fundit të pjesës së parë, kur pas një krosimi nga krahu i djathtë, Sefa godet saktë me kokë duke mposhtur portierin mik.
Reagimi i korçarëve nis me pjesën e dytë, por megjithë përpjekjet e tyre dhe disa rasteve të krijuara, rrjeta e barazimit mbërrin vetëm në minutën e 86-të nga Shkëmbi. Minutat e mbetura nuk i maftuan asnjërës prej skuadrave për të ndryshuar rezultatin.
Ndërkohë, në Ballsh katër gola të shënuar në pjesën e parë, nga dy për secilën skuadër, vulosën barazimin 2-2 mes Bylisit dhe Teutës, ndërsa në Kukës, vendasit fituan minimalisht 1-0 ndaj Lushnjes.
Top Channel