Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Edhe pa Messi-n në fushë, Barcelona vazhdon marshimin e vetme në krye të Primera Division. Skuadra katalanase fitoi lehtësisht edhe këtë javë sfidën me Granadan.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 4-0. I pari që hapi serinë e golave ishte Iniesta që në minutën e 20-të transformoi në gol një 11-metërsh. Po nga pika e bardhë, 20 minuta më vonë Fabregas dyfishoi dhe vulosi rezultatin për pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Sanchez shënon golin e tretë pas një asisti të marrë nga Nejmar, ndërkohë që Pedro vulosi shifrat në sekondat e fundit të takimit.
Pas kësaj ndeshje, Barcelona ndodhet në kuotën e 40 pikëve në 14 takime, me 13 fitore dhe vetëm 1 barazim, ndërkohë që ndjekin dy skuadrat kryeqytetase, Atletiko dhe Real.
Reali përgjigjet me goleadë, por humb Ronaldon për dëmtim
Reali i është kundërpërgjigjur Barcës me fitoren 5-0 ndaj Almerias, por ka humbur Cristiano Ronaldon, i cili e la lojën në minutën e 51 pas një dëmtimi muskulor.
Portugezi kishte zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Benzema, Bale, Morata dhe Isco.
Top Channel